image Kërkohet paraburgim për 10 personat që u arrestuan nën dyshimet për kontrabandim me migrantë

Drejtësi

Kërkohet paraburgim për 10 personat që u arrestuan nën dyshimet për kontrabandim me migrantë

news image

Dhjetë personat që u arrestuan gjatë ditës së djeshme në operacionin e koduar ‘Shkoza’ sot pritet të dalin para gjyqtarit të procedurës paraprake, raporton Gazeta Sinjali.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali se kanë pranuar kërkesën e Prokurorisë kompetente për caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarve.

Muhamed Sejid, Nexhmi Berisha, Nuhi Tullari, Sami Sopi, Biljana Urosevic, Emin Borovci, Abdullah Hamad, Gëzim Kastrati, Leif Hamid, dhe Muslim Ali, janë prangosur dje nën dyshimet për kontrabandim me migrantë.

Në koordinim me Prokurorinë dhe me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Policia ka kryer bastisje në pesë lokacione ku janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri, përfshirë në automatik AK 47, telefona, municion, para të gatshme e gjësende tjera tjera të cilat do të përdoren si prova gjatë fazës së hetimit.

Aksioni konsiderohet një goditje e rëndë kundër krimit të organizuar, që i ka paraprirë një hetim për një kohë relativisht të gjatë, ku me zbatimin e masave të fshehta të hetimit dhe vëzhgimit janë siguruar prova të mjaftueshme për implikimin e shumicës së të shoqëruarve në veprën penale të kontrabandimit me migrantë.

Ajo çfarë dihet deri më tani se të trafikuarit janë kryesisht nga Siria dhe vendet tjera të rrezikuara, e të cilët kishin për qëllim vendet e BE-së.  

Në kuadër të hetimeve janë identifikuar edhe një numër i viktimave që do të trajtohen nga Policia dhe pastaj do të vendoset për statusin e tyre.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/