Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarve B.H., B.A. dhe H.B., të cilët gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh, shkruan Gazeta Sinjali.
Të dyshuarit B.H. dhe B.A., dyshohen se në disa lokacione të ndryshme në Gjilan, për qëllime të shfrytëzimit seksual kanë trafikuar viktimën A.H., ashtu që e njëjta të ofrojë shërbime seksuale me pagesë personave të ndryshëm.
Me këto veprime të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Trafikimi me njerëz’’.
Ndërsa, i pandehuri H.B., dyshohet për veprën penale ‘’Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit’’, të KPRK-së./GazetaSinjali/