image Kërkohet paraburgim ndaj tetë të dyshuarve për mashtrim dhe pjesëmarrje në krim të organizuar

Drejtësi

Kërkohet paraburgim ndaj tetë të dyshuarve për mashtrim dhe pjesëmarrje në krim të organizuar

news image

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj 8 të dyshuarve A.K., K.B., F.G., A.S., H.K., L.B., L.B., E.Z., shkruan Gazeta Sinjali.

Kërkesa për caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh është bërë për arsye se dyshohen për veprat penale “Mashtrimi” si dhe “Pjesëmarrja apo organizimi i grupit kriminal të organizuar”.

“Departamenti Special, në afat prej 30 ditësh, ndaj tetë (8) të dyshuarve me inicialet A.K., K.B., F.G., A.S., H.K., L.B., L.B., E.Z,, për veprat penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me nenin 31 të KPK-së, si dhe “Pjesëmarrja apo organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 i KPK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale. /Gazeta Sinjali/