image Kërkohet paraburgim ndaj pesë personave lidhur me aksionin “Sharri 2021” - Sinjali

Kërkohet paraburgim ndaj pesë personave lidhur me aksionin “Sharri 2021”

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi ekskluzivisht për një aksion të Policisë në rajonin e Ferizajt, ku u arrestuan 5 persona, të cilët dyshohen për “vjedhje të pyllit” dhe “shkretërimi i pyjeve”. Policia ka dalë në konferencë për media lidhur me këtë aksion, ku edhe ka konfirmuar arrestimin e të dyshuarve dhe ndalimin e tyre.

Ndërsa Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Ferizaj ndaj të pandehurve Sh.L., G.S.,E.Sh.,M.L dhe B.R., nga Kaçaniku, të cilët gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit në kohë të pacaktuar në bashkëkryerje, në vazhdimësi në pyllin e mbrojtur saktësisht në territorin e Parkut Kombëtar “Sharri” më qëllim të shitjes e në kundërshtim me dispozitat e Ligjit nr.04/L-087, për parkun kombëtar “Sharri’’ kanë prerë drunj të llojeve të ndryshme, të cilat pastaj i kanë bart me mjete transportuese dhe si pasojë të dëmtuarës Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri”, i kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, me këtë në bashkëkryerje në vazhdim kanë kryer veprën penale “Vjedhja e pyllit”.

Tutje, në njoftim thuhet se, të njëjtit, në bashkëkryerje, në vazhdimësi në pyllin e mbrojtur saktësisht në territorin e Parkut Kombëtar “Sharri”, kanë shkatërruar pyjet me sipërfaqe të mëdha, në atë mënyrë kanë prerë drunj të llojeve dhe sasive të ndryshme me të cilat veprime të dëmtuarës Drejtorisë për Administrimin e Parkut kombëtar “Sharri”, i kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, me këtë në bashkëkryerje në vazhdim kanë kryer veprën penale “Shkretërimi i pyjeve”.

Gjatë aksionit “Sharri 2021”, në fshatin Strazhë dhe zonat përreth, në dy lokacione, në pyjet e parkut nacional janë kapur në flagrancë 10 persona duke prerë dru dhe duke i ngarkuar në kamionët e traktorët e modifikuar.

Në të njëjtën kohë, në 5 lokacione, në Ivajë, në Rakaj, Dubravë dhe Sllatinë. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: