image Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për posedim të narkotikëve në Gjakovë

Siguri

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për posedim të narkotikëve në Gjakovë

news image

Sot, Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj dy personave të dyshuar me inicialet F.B., dhe E.L., për shkak se të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Polica e Kosovës dy ditë më parë në fshatin Pjetershan në Gjakovë, derisa ishte duke lëvizur me veturë, dy personat e dyshuar i ka ndaluar dhe gjatë kontrollit në veturë tek ulësja e pasagjerit janë gjetur 9 qese të mbushura me substancë, që dyshohet të jetë e llojit marihuanë.

Substancat narkotike të cilat policia i ka sekuestruar dyshohet se të dyshuarit i kishin blerë në Shqipëri, tre ditë më parë.

Prokurori i rastit ndaj dy të dyshuarve ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim nga data 21 shtator.

/GazetaSinjali/