Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, ka kërkuar dorëheqejen e kryetarit aktual të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit.
Rrahmani ka shkruar që Shpend Ahmetit i kanë tepruar mbi 31 milionë euro para të cilat është dashur t’i investojë gjatë vitit 2019.
Përndryshe Lëvizja Vetëvendosje ka kohë që po e kërkon dorëheqjen e Shpend Ahmetit, që sipas tyre nuk e meriton të jetë kryetar me vota të vjedhur nga LVV./ Gazeta Sinjali/