Gjatë ditës së djeshme Prokuroria Themelore në Prishtinë së bashku me Policinë e Kosovës ka kryer një bastisje në Ministrinë e Bujqësisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Si rezultat i kësaj, janë arrestuar 12 persona, prej të cilëve njëri është liruar, për shkak se dyshohet që kanë kryer veprën penale “marrje dhe dhënie ryshfeti”, ”keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “dhënie e ndihmës në kryerjen e veprave penale”.
Ndërsa, sot Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të akuzuarve.
Po ashtu, bëhet e ditur se nga bastisja e realizuar gjatë ditës së djeshme janë konfiskuar rreth 433 mijë e 160 euro, 600 dollarë, 200 franga, 275 lira turke, 15 telefona, 8 vetura, 1 kompjuter, 5 armë, 1 USB dhe 1 vulë.