image Kërkohej për dy vjedhje të rënda, deçanasi arrestohet dhe dërgohet në vuajtje të dënimit

Siguri

Kërkohej për dy vjedhje të rënda, deçanasi arrestohet dhe dërgohet në vuajtje të dënimit

news image

Një person është arrestuar sot rreth orës 15:00 në shtëpinë e tij në fshatin Ratishë të Deçanit, për shkak se ndaj tij ishin dy urdhëresa të lëshuara nga Gjykata e Pejës.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se që të dy urdhëresat ishin lëshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Sipas të njëjtave burime, i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimin në Prishtinë, në kohë prej 18 muajsh.

/GazetaSinjali/