image Kërkimi i lumturisë ju bën të palumtur

Shëndetësi

Studim/ Kërkimi i lumturisë ju bën të palumtur

news image

Të gjithë njerëzit kërkojnë të ndihen të lumtur, por të arrish gjendjen e lumturisë merr kohë dhe përkushtim. Sipas hulumtimeve është zbuluar se personat që ndjekin lumturinë shpeshherë ndihen sikur nuk kanë shumë kohë dhe kjo në një lloj mënyrë i bën ata të palumtur.

Aekyoung Kim nga Universiteti Rtugers dhe Sam Maglio nga Universiteti i Torontos e kanë analizuar këtë efekt përmes eksperimenteve të ndryshme dhe i kanë publikuar rezultatet e tyre në revistën ‘Psychonomic Bulletin & Review’.

Kim dhe Maglio gjithsej kanë kryer katër studime për të parë se si kërkimi i lumturisë ndikon në perceptimin e kohës te njerëzit. Ky kërkim ka shkaktuar që personat ta mendojnë kohën si diçka të limituar.

Në studime, pjesëmarrësve iu është kërkuar t’i listojnë gjërat që i bëjnë të lumtur ose të përpiqen ta bëjnë veten të ndihen të lumtur gjatë kohës kur kanë shikuar një film të mërzitshëm rreth ndërtimit të urave – rrjedhimisht e kanë demonstruar lumturinë si një qëllim që duhet ndjekur.

Pjesëmarrësve të tjerë iu është kërkuar ta mendojnë lumturinë si një qëllim që e kanë arritur, dhe në vend që të shikonin filma me ura, ata kanë shikuar filma komedi dhe i kanë listuar vetëm gjërat që i kanë bërë ata të ndihen të lumtur.

Rezultatet e hulumtuesve kanë treguar se perceptimi i një personi për kohën si diçka e limituar ndikohet nga kërkimi i tyre i lumturisë (i cili shpeshherë është i pa arritshëm).

Por, ndjesia se koha është diçka e pamjaftueshme zbutej për pjesëmarrësit të cilët vazhdimisht mendonin se e kanë arritur qëllimin e tyre për të qenë të lumtur në ndonjë shkallë të caktuar.