image Kërkesa të shumta për bileta, Ballkani nxjerr në shitje ato edhe në formë fizike për sfidën ndaj Astanës

Futboll

Kërkesa të shumta për bileta, Ballkani nxjerr në shitje ato edhe në formë fizike për sfidën ndaj Astanës

news image

FC Ballkani do të duelojë sonte me kampionin nga Kazakistani, Astana, në kuadër të raundit të tretë të fazës grupore të Ligës së Konferencës për edicionin 2023-24.

Klubi portokalli e mirëpret Astanën sonte në “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 18:45.

E kur kanë mbetur edhe pak orë deri tek fillimi i ndeshjes, Ballkani ka dalë me një njoftim sa i përket çështjes së biletave, raporton Sinjali Sporti.

Siç thuhet në njoftim, pas shumë kërkesave për t’u pajisur me biletë, Ballkani ka vendosur që biletat e mbetura të pashitura do të vihen në dispozicion për t’u blerë edhe në formë fizike, nga ora 14:00.

Ato mund të blihen te stadiumi “Fadil Vokrri”, pranë hyrjes VIP-1, teksa shitja e tyre do të zgjasë deri në orën 18:00, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjaliSport/