Sektori i arsimit është një prej institucioneve publike me numrin më të madh të të punësuarve. Në bazë të statistikave të vitit 2021, në gjithë territorin e Kosovës, janë të punësuar më shumë se 23 mijë e 170 mësimdhënës.
Ndësa sa i përket numrit të shkollave, Kosova ka 1,046 shkolla fillore dhe të mesme.
Nëse i shndërrojmë në numra kërkesën e SBAShK-ut dhe ofertën e Qeverisë, për sa i përket parave shtesë që po kërkohen deri në ligjin për paga, me pakon e propozuar nga ministri Murati, e që përfshinë 50 euro shtesë në muaj, shteti i Kosovës do të shpenzojë afërsisht 1 milionë e 150 mijë euro në muaj më shumë, raporton Sinjali.
Ndërsa nëse realizohet kërkesa e SBAShK-ut, do të kemi dukshëm një shpenzim më të madh, kostoja do të jetë më shumë se 2 milionë e 300 mijë euro në muaj.
Takimi i sotëm mes kreut të Qeverisë dhe atij të SBAShK-ut nuk rezultoi me ndonjë vendim, sepse as Kurti e as Jasharaj nuk po ndryshojnë në qëndrime.
Mbetet sfiduese deri në fund të shihet se marrëveshja finale do të konkludoj në ofertën e Qeverisë apo kërkesat e SBAShK-ut.