image Man United hidhet në sulm për Rice, përgatit ofertën e parë

Futboll

Man United hidhet në sulm për Rice, përgatit ofertën e parë

news image

Manchester United do të provojë prapë të nënshkruajë me Declan Rice nga West Ham, teksa është duke e përgatitur një ofertë prej 120 milionë euro për shërbimet e mesfushorit.

Sipas gazetës ‘The Sun’, trajneri i përkohshëm Ralf Ragnick ka miratuar marrëveshjen për ta sjellë anglezin në “Old Trafford” verën e ardhshme.

West Ham e filloi sezonin në formë mahnitëse, por gjatë gjithë dhjetorit kishin vetëm dy fitore në tetë ndeshje në të gjitha kompeticionet, të cilat i panë ata të largohet nga top katërshja në tabelë.

Përderisa ata ishin vendosur në top katërshe përpara dhjetorit, forma e tyre gjatë atij muaji ka hedhur dyshime nëse do të kualifikohen në Ligën e Kampionëve, me Unitedin që pret të sigurojë shërbimet e Rices.

Rrjedhimisht, Djajtë e Kuq po përgatisin një ofertë 120 milionëshe, pasi e dinë se West Ham nuk do të pranojë më pak. /Gazeta Sinjali Sporti/