image Transferimi i Ronaldos në Arabi: Oferta në tryezë, por ende asgjë e nënshkruar

Futboll

Transferimi i Ronaldos në Arabi: Oferta në tryezë, por ende asgjë e nënshkruar

news image

Cristiano Ronaldo është joshur nga një mega-ofertë nga klubi i Arabisë Saudite.

Klubi Al Nassr i ka bërë një ofertë stratosferike portugezit, duke i ofruar plot 200 milionë euro në vit, në një kontratë tre-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar edhe gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, porse ka shtuar se asgjë ende nuk është nënshkruar.

“Propozimi zyrtar i Al Nassr për Cristiano Ronaldon është në tryezë, siç u kupta javën e kaluar. 200 milionë euro në vit deri në vitin 2025, por duke përfshirë marrëveshjet e sponsorëve. Dokumentet po kontrollohen. Nuk ka ende asgjë të nënshkruar, rënë dakord apo miratuar nga Cristiano. Fokusi është te Kupa e Botës”, ka shkruar Romano në Twitter.

/GazetaSinjaliSport/