image Gavi e refuzon ofertën e Barcelonës për rinovim
[wp-story id="814678"]

Futboll

Gavi e refuzon ofertën e Barcelonës për rinovim

news image

Te Barcelona momentalisht dy gjëra kanë prioritet: Rinovimi me Gavin dhe Araujon. Katalonasit veçse kanë filluar bisedimet me dy futbollistët dhe negociatat nuk kanë pasur progres.

Në rastin e Gavit, bisedimet e zhvilluara në janar, i hapën rrugë ofertës të parë të klubit për mesfushorin spanjoll. Megjithatë, kjo ofertë e parë është refuzuar nga futbollisti, pasi nuk i përshtatet kërkesave të tij.

Gavi tani është startues i padiskutueshëm te Barcelona dhe kërkon të vlerësohet si i tillë.

Gavi nuk është në nxitim për të rinovuar pasi ai është ende 17-vjeçar. Pavarësisht gjithçkaje, Barcelona dëshiron të ecë përpara për ta bërë të qartë të ardhmen e tij sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi që shumë klube janë të interesuara për të, pas “shpërthimit” me Barcelonën.

Prioriteti i Gavi dhe rrethit të tij është absolutisht Barcelona dhe ata nuk kanë ndërmend të largohen nga Camp Nou, por ata shpresojnë që Barça do të lëvizë nga pozicionet e saj për të rënë dakord për një kontratë afatgjatë që i lë të gjitha palët të lumtura.

Problemi kryesor i Gavit, ashtu si Araujo, është se të dy kanë parë se si katalonasit kanë nënshkruar me disa lojtarë me paga shumë të larta dhe në muajt e fundit Ansu Fati dhe Pedri kanë rinovuar me paga rreth gjashtë milionë euro në sezon.

Si Gavi ashtu edhe Araujo janë startues dhe kyç për të ardhmen dhe presin një shifër të ngjashme pagash, megjithëse Barça po i vendos ata shumë poshtë me rroga për shkak të problemeve me kufirin e pagave.

Nuk ka dyshim se do të ketë rrugë drejt marrëveshjes, megjithëse nuk do të jetë aq e thjeshtë sa parashikohej./Gazeta Sinjali Sporti/