image Kërcënoi djemtë e tij, arrestohet 59 vjeçari nga Krusha e Vogël

Siguri

Kërcënoi djemtë e tij, arrestohet 59 vjeçari nga Krusha e Vogël

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar që është arrestuar një person me inicialet N.K., në Krushë të Vogël, pasi që i njëjti kishte kërcënuar djemtë e tij.

Policia ka dalur në vend ngjarje dhe ka arritur të arrestojë të dyshuarin derisa i njëjti ishte nisur drejt vendit të punës ku punonin djemtë e tij.

Me datë 9 prill 2022, Njësia e trafikut rajonal në Prizren, në një pik kontrolli ne Krushë të Vogël , kanë pranua një informatë  nga një qytetar se babai i  ka kërcënuar djemtë e tij   dhe është duke shkuar ne vendin e punës ku ata janë duke punuar. Reagimi policor ka qen i menjëhershëm është arrit qe te ndalohet i dyshuari, dhe gjate kontrollit ne brezin e tije polica gjeti dhe sekuestroi ne cilësinë e provave materiale një pistoletë dhe  dy karikator me nga 10  fishek cal. 9 mm”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me këtë rast i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor Prizren – Veri, ku i njëjti është intervistuar.

Për rastin është informuar edhe prokurori i shtetit.

No photo description available.

/GazetaSinjali/