Një prokuror i Prokurorisë Speciale është kërcënuar dje në zyrën e tij në Prishtinë nga një person, mëson Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari, rreth orës 11:30, ka fyer dhe kërcënuar prokurorin, me ç’rast është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Të njëjtat burimet njoftojnë se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është hapur si kanosje.