image Kërcënohet një polic në Ferizaj

Siguri

Kërcënohet një polic në Ferizaj

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka kërcënuar një person zyrtar, pasditen e djeshme rreth orës 16:30, në Ferizaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit 24-orësh të policisë zyrtari i cili është kërcënuar është pjesëtar i Policisë së Kosovës.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Gazeta Sinjali/