image Kërcënohen tre zyrtarë policorë në Pejë, arrestohet një i dyshuar

Siguri

Kërcënohen tre zyrtarë policorë në Pejë, arrestohet një i dyshuar

news image

Policia e Kosovës dhe qytetarët në raste të shpeshta janë duke u ballafaquar me keqkuptime, të cilat ndonjëherë po përfundojnë me kërcënime e dhunës, e që Gazeta Sinjali po raporton vazhdimisht.

Nuk janë të rralla këto raste as në qytetin e Pejës, ku së fundmi atje janë kërcënuar tre zyrtarë policorë.

Njëri rast ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në Pejë , në të cilin një person është arrestuar pasi që i njëjti ka kanosur dy policë.

Rasti tjetër për të cilin Gazeta Sinjali ka marrë informacione ka ndodhur në rrugën “Lekë Dukagjini” në Pejë, ku një zyrtar policor ka raportuar se ka pranuar një mesazh kërcënues nga një person.

/Gazeta Sinjali/