image Kërcënohen policët e inspektorët në Pejë, arrestohen të dyshuarit

Siguri

Kërcënohen policët e inspektorët në Pejë, arrestohen të dyshuarit

news image

Disa zyrtarë policorë e inspektorë dje janë kërcënuar me fjalë nga dy persona të dyshuar në rrugën “Azem Jakup Lukaj” në Pejë, mëson Gazeta Sinjali.

Dy të dyshuarit, sipas burimeve të Sinjalit, janë arrestuar, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “kanosje ndaj personit zyrtar”.

Lidhur me këtë rast Sinjali mëson se është konsultuar prokurori i shtetit.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 12:00, të ditës së djeshme.

/GazetaSinjali/