image Kërcënohen e sulmohen zyrtarët policorë në Prishtinë

Siguri

Kërcënohen e sulmohen zyrtarët policorë në Prishtinë

news image

Disa zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht nga një person, dje në rrugën Haxhi Zeka, në Prishtinë, rreth orës 13:00, raporton Gazeta Sinjali.

Policët hasën në rezistencë kur deshën të zbatonin urdhëresën e gjykatës për arrestimin e personit në fjalë.

Është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti, ka ofenduar, kanosur dhe fizikisht ka sulmuar zyrtarët policorë,  të cilët ishin duke zbatuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata ndaj personit të dënuar”, thuhet në raportin e Policisë.

Si pasojë e sulmit, policët kanë pranuar tretman mjekësorë, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /GazetaSinjali/