image Kërcënimi ndaj Albin Kurtit, prokuroria autorizon policinë për të hetuar rastin

Drejtësi/ Kërcënimi ndaj Albin Kurtit, prokuroria autorizon policinë për të hetuar rastin

news image

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se ka autorizuar Policinë e Kosovës, për ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me kërcënimin që i është bërë më 10 prill 2020, Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, përmes rrjeteve sociale.

“Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë duke punuar për zbardhjen e identitetit të vërtetë të personit në fjalë, si dhe për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është kërcënuar me jetë përmes rrjetit social Facebook në mëngjesin e së premtes, ku janë premtuar 10 milionë euro për kokën e tij.

Kërcënimi ndaj kreut të Lëvizjes Vetëvendosje ka ardhur nga një person me emrin e Facebook-ut, Daniel Arianitti.

Personi në fjalë është lajmëruar sot sërish, përmes profilit të tij.

Më poshtë mund të lexoni se çka tha sot ai. /Gazeta Sinjali/