image Keqtrajtoi djemtë e saj të mitur, arrestohet gruaja nga Prizreni

Siguri

Keqtrajtoi djemtë e saj të mitur, arrestohet gruaja nga Prizreni

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar në Prizren një grua të nacionalitetit romë, pasi që e njëjta ka keqtrajtuar tre djemtë e saj të mitur, raporton Gazeta Sinjali.

Arrestimi i saj është bërë dje rreth orës 14:40 në rrugën “William Walker”.

Kështu kanë bërë të ditur sinjalizuesit e Gazetës Sinjali, sipas të cilëve rasti shkon në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/