image Arrestohen tre të rinj në Prishtinë, keqpërdorën kartelat bankare dhe blenë 10 mijë euro telefona

Siguri

Arrestohen tre të rinj në Prishtinë, keqpërdorën kartelat bankare dhe blenë 10 mijë euro telefona

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘keqpërdorim i kartelave bankare dhe të kreditit’.

Sipas Policisë, të dyshuarit, në bashkëveprim me njëri-tjetrin, përmes kredit kartelave bankare kanë blerë online mallra të ndryshme (telefona mobil), ku dëmi i shkaktuar nga këto blerje është mbi 10 mijë 000 euro.

“Hetuesit policorë kanë kontrolluar një lokacion dhe në cilësinë e provave kanë sekuestruar:

– katër telefona mobil dhe

– dokumentacion relevant që dëshmon blerjen e tyre.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit B.M., viti i lindjes 1998, mashkull kosovar dhe V.H., viti i lindjes 2000, mashkull kosovar dërgohen në mbajtje prej 48 orëve, kurse i dyshuari Rr.M., viti i lindjes 2004, mashkull kosovar lirohet në procedurë të rregullt.”

/GazetaSinjali/