image “Keni edhe pak durim” – Lutfi Haziri tregon të rejat e fundit për bisedimet LDK-VV

Kosovë

Koalicion/ “Keni edhe pak durim” – Lutfi Haziri tregon të rejat e fundit për bisedimet LDK-VV

news image

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur para selisë së kësaj partie lidhur me mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshje mes LDK-së dhe VV-së.

Haziri ka thënë se takimet mes LDK-së dhe VV-së do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa VV-në e ka quajtur partner të ardhshëm të koalicionit.

“Kryetari I LDK-së Isa Mustafa ka zhvilluar takime ditore siç kam thënë edhe dje se do të vazhdojmë përpjekjeje intensive edhe brenda strukturës edhe me partnerët e ardhshëm të koalicionit për të arritur marrëveshje”.

“Edhe më tutje po angazhohemi që kjo marrëveshje të jetë e balancuar dhe i akomodon të dy subjekteve të mëdha politike në mënyrë që me hap rrugën, që mandatari më krijua koalicion me partitë e pakicave që nuk përfshinë Listën Serbe, por komunitete etnike”, ka deklaruar Haziri.

Ai më tutje ka thënë se LDK ka nevojë që të diskutohet ende lidhur me ndarjen e barabartë të pushtetit mes dy partive.

“Edhe më tutje kemi nevojë për të diskutuar dhe jemi duke punuar që negociatat me vazhdu që roli jonë në Kuvend dhe roli i VV-së në ekzekutiv të jetë i barabartë dhe t’i jep vendit stabilitet politik dhe ky është qëllimi jonë”.

“Angazhimi jonë ndoshta edhe tejkalimi i kërkesave partiake nganjëherë janë të domosdoshme si pjesë e kompromiseve politike dhe deri më tani nuk ka munguar. LDK ka treguar afinitet dhe kreativitet që në negociata me kriju kompromise dhe mundësi, por përtej parimi të përfaqësimit të barabartë duke respektuar vullnetin e qytetarëve që është dhënë më 6 tetor është parimi kryesor i bisedimeve”, ka deklaruar Haziri.

Më tutje ai ka thënë se takimet mes LDK-së dhe VV-së nuk janë ndërprerë asnjëherë dhe se së shpejti mund të ketë takim të ri mes liderëve të partisë.

“Takimet nuk janë ndërprerë asnjëherë kështu që nuk…. Takim të paralajmëruar nuk ka ende, por që besojmë shumë që në momentin që do të konfirmohet takimi eventual sot ose nesër ne do të ju njoftojmë sigurisht”, ka deklaruar Haziri.

Në fund Haziri ka thënë se deri të hënën nuk do të ndalen përpjekjet për arritjen e marrëveshjes.

“Përballimi i kësaj situate është bë përmes takime dhe shpresoj që deri të hënën në ora 10:00 nuk do të ndalën përpjekjet tona për të arritur këtë qëllim. Kështu që deri atëherë shpresoj që të keni edhe pak durim”, ka thënë Haziri./Gazeta Sinjali/