Vrasja e 18-vjeçares Marigona Osmani në Ferizaj ka tronditur gjithë vendin.
Njëri nga të dyshuarit, Arbër Sejdiu është arrestuar, kurse partneri i saj, Dardan Krivaqa, me të cilin vajza ishte e martuar, gjendet ende në arrati.
Kjo tragjedi e ka prekur thellë edhe këngëtaren e njohur kosovare, Fatlume Popovci, madje ajo i është referuar si mbesë viktimës.
“Zoti të past qu në Xhehnet Marigona, me pikëllim të thell po shprehem moj mbesa ime. Zoti i dënoft ata që të lënduan…”, ka shkruar këngëtarja në Instagram.