image Gjykata ua vazhdon paraburgimin Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut

Drejtësi

Gjykata ua vazhdon paraburgimin Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut

news image

Gjykata Themelore e Ferizajt ia ka vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të cilët janë të dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës së Ferizajt, Albënora Bekteshi – Hoti, e cila ka thënë se për dy të dyshuarit kanë vazhduar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj, deri më 21 nëntor 2021.

Sipas Prokurorisë në Ferizaj, ekziston dyshimi i bazuar, se më 22 gusht 2021, i pandehuri Dardan Krivaqa, në banesën e tij me dashje e në mënyrë mizore për motive të ulëta, një natë më parë kishte ushtruar dhunë psikike e dhunë fizike, derisa e ndjera kishte ndërruar jetë.

Ndër të tjera aty theksohet se gjatë gjithë kohës i pranishëm ishte edhe Arbër Sejdiu, sepse i njëjti edhe kishte ushtruar dhunë fizike e psikike mbi të ndjerën. /Gazeta Sinjali/