image Mbrojtja e Arbër Sejdiut kundërshton masën e paraburgimit

Drejtësi

Mbrojtja e Arbër Sejdiut kundërshton masën e paraburgimit

news image

Arbnora Shefkiu, avokatja e të dyshuarit për vrasjen e Marigona Osmanit, Arbër Sejdiu, ka thënë se do të ankohen për vazhdimin e masës së paraburgimit për 2 muaj që iu vazhdua sot klientit të saj.

Ajo ka thënë që s’ka kushte për vazhdimin e kësaj mase, ani pse se ka pranuar ende arsyetimin e gjykatës.

 “Sot e kemi pranuar vendimin e gjykatës që i ka vazhduar edhe për 2 muaj masën e paraburgimit deri më 18 janar 2022. Realisht ankesën do ta paraqesim pasi konsiderojmë se s’ka kushte për vazhdim të masës së paraburgimit, por gjithsesi do ta shohim më gjerë arsyetimin se ende se kemi pranuar” ka thënë Arbnora Shefkiu.

Arbnora Shefkiu, që mbron Arbër Sejdiun, tregoi edhe arsyen se pse klienti i saj ka vendosur të mos deklarohet para prokurorit.

“Jemi takuar me të edhe i kemi sqaruar të gjitha çështjet, i njëjti është njoftuar që mundësitë për me iu vazhdua janë më të mëdha. Arsyeja që s’është deklaruar është se jemi njoftuar vetëm 4 orë më herët dhe s’jemi përgatitë për me dhënë një deklaratë dhe gjithashtu mungonte raporti i autopsisë” tha Shefkiu.

Shqyrtimi gjyqësor pritet të fillojë pas raportit të mostrave të ADN-së për Arbër Sejdiun, Dardan Krivaqen e Marigona Osmanin, raporton T7.

“Klienti im e ka dhënë një deklaratë dhe pas shqyrtimit gjyqësor do ta sqarojë më detajisht. Jemi në pritje të raportit të mostrave të ADN-së të Arbër Sejdiut, Dardan Krivaqes dhe Marigona Osmanit, pastaj pritet edhe shqyrtimi gjyqësor”, përfundoi ajo./GazetaSinjali/