Orhidea Latifi e njohur me emrin artistik si Kida, është e ftuara speciale në koncertin e artistit spanjoll, Maluma.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Kida përmes një postimi në rrjetin social Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.
Performanca e Kidës pritet të zgjasë 20 minuta, ku do të këndojë disa nga hitet e saj.
Maluma më 14 mars do të performojë në sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë.
Krahas performancës së artistit, ju mund të takoheni dhe të bëni foto me të duke i blerë biletat “Meet & Greet”, të cilat kushtojnë 370 dollarë./Gazeta Sinjali/