Këngëtarja e njohur amerikane, Ciara, do të bëhet nënë për herë të tretë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë artistja përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.
“Numër tre“, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, ku ka marrë urime të shumta nga ndjekësit.
Kujtojmë se 34-vjeçarja ka dhe dy fëmijë të tjerë, djalin Future Zahir (5=vjeçar) nga lidhja e saj e mëparshme me reperin, Future dhe vajzën 2-vjeçare Sienna me partnerin aktual, Russell Wilson./Gazeta Sinjali/