image Këngëtari shqiptar nis xhirimet e filmit në Barcelonë

Film

Film/ Këngëtari shqiptar nis xhirimet e filmit në Barcelonë

news image

Alban Ramosaj është njëri ndër këngëtarët më të përfolur shqiptar. Ai shpeshherë ka sfiduar vetën edhe në fusha të tjera krahas muzikës.

Albanin keni mundur ta shihni si model të disa stilistëve të njohur shqiptarë dhe si aktor në projekte të ndryshme. Ai së fundmi do të jetë pjesë e një filmi të huaj, transmeton Gazeta Sinjali.

Artisti ka nisur xhirimet e filmit “Belle de Jour”, të cilat po mbahen në Barcelonë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Albani, përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram.

“Me këmbë të mbarë”, ka shkruar ai në mbishkrimin e videos, ku shihet se do të xhirohet skena e parë e këtij filmi.

https://www.instagram.com/p/B2l1aJaHxZM/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=dlfix

“Belle de Jour” do të lansohet në fillim të viti 2020 dhe mbetet të shihet se çfarë roli do të ketë Albani në këtë projekt./Gazeta Sinjali/