Kryeministri i ri po merr urime të shumta nga personalitete të ndryshme si nga Kosova ashtu edhe jashtë vendit, shkruan Gazeta Sinjali.
Kurti mori urime edhe nga këngëtarët e skenës muzikore shqiptare. Ndër të parët që uruan Kurtin ishte edhe këngëtari i mirënjohur shqiptar, Sabri Fejzullahu.
Në një postim në rrjetin social Instagram, këngëtari ka uruar Kurtin për postin e ri dhe për koaliconin me LDK-në.
“Urime qeverisë të kryeministrit Kurti dhe koalicionit VV-LDK. Albin Kurti uroj ta shpiesh Kosovën dhe popullin e saj drejt demokracisë t’sinqertë, progresit ekonomik dhe një jete me dinjitet, që në shekullin 21 është e drejtë për të gjithë shqiptarët, e jo privilegj. Urime Kosovë”, ka shkruar Sabri Fejzullahu.
Kujtojmë se sot u votua edhe Qeveria Kurti me 66 vota për dhe 10 abstenime, pas disa orësh debat nga opozita, të cilët e lëshuan sallën e Kuvendit pak para votimit të qeverisë./Gazeta Sinjali/