Ditën e djeshme Sheqet Kastrati, pronari i “Kastrati Group” dhuroi 1.5 milion euro për familjet e prekura nga termeti.
Këngëtari Genc Prelvukaj thotë se këto para të dhuruara nuk janë të kompanisë së tij por janë donacion i popullit shqiptar të cilët paguajnë naftën më të shtrenjtë në Ballkan.
Statusi i plotë:
“Te kuptohemi drejte:
Merreni si te doni, por donacioni i dhënë ne vlere prej 1.5 Milioneve nga ‘Kastrati Group’, është donacion i bere nga populli dhe jo nga kjo ndermarrje biznesore.
Ja pse :
Jane njerezit ne Shqiperi qe e paguajne naften me te shtrenjte ne Ballkan ne mos me gjere.
Jane shqiptaret qe e paguajne taksen rrugore me te shtrenjten ne bote per numrin e kilometrave te shfrytezuara (ne autostraden e kombit)
Si konkludim, eshte lekura jone qe ka paguar kete cmim, por te tjeret duan te na i marrin kreditet.
P.S. Te pakten mire qe na kthyen nje pjese te lekeve. Per kete gje faleminderit”. Ishte postimi i Gencit në Facebook.