Kantuatori i njohur amerikan, John Legend do të mbajë koncert online për fansat e muzikës së tij.
Këtë artisti po e mban që t’i argëtojë publikun për shkak të përhapjes së koronavirusit në shumë vende të botës, transmeton Gazeta Sinjali.
Ky lajm është bërë i ditur nga vetë John Legend, përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Twitter.
“Miku im, Chirs Martin sot mbajti një koncert nga shtëpia. Unë do ta mbaj nesër në orën 13:00. Shihemi së shpejti. Do ta kalojmë këtë situatë së bashku”, ka shkruar ai në Twitter.
Koncert online kishte bërë mbrëmë edhe Chirs Martin, i cili është vokalisti i grupit të njohur Coldplay./Gazeta Sinjali/