Dy artistët e njohur njëherësh shumë të suksesshëm kosovarë, Yll Limani dhe Kida, javën e kaluar kanë publikuar projektet e reja muzikore. Bëhet fjalë për këngët “Engjëj” dhe “Moti”, të cilat siç duket u pritën mjaft mirë nga publiku.
Këto dy projekte janë më të kërkuarat e javës së fundit në platformën YouTube, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo vërtetohet shumë lehtë me një kërkim në këtë platformë, e cila shfaq këngët më të kërkuara të momentit në cilido vend që e shkruani.
Pas Yll Limanit dhe Kidës në këtë listë renditen edhe këngët: “Plas Remix” e Flori Mumajesit, Brunos, Klajdi Harunit dhe Andreas, “Me tana” e Elvana Gjatës”, si dhe “Anna” e Norës dhe Gjikos.
“Engjëj” dhe “Moti” deri më tani numërojnë miliona klikime në këtë platformë./Gazeta Sinjali/