Disa javë pas publikimit të këngës “Më ndikon” nga këngëtarja Beatrix Ramosaj, ajo ka bërë një postim tejet interesant.
Trixa ka ngritur dyshime për cenzurë nga ana e kanalit MyMusic, pjesë e platformës DigitAlb, ku aksionare kryesore mbesin familja Hoxha.
Kjo duket t’i ketë rënë në sy Trixës, ku u shpreh se kënga “Më ndikon”, nuk transmetohet vetëm në MyMusic.
“A nuk është e çuditshme që vetëm Më ndikon nuk transmetohet në MyMusic”, ka pyetur Ramosaj.