image Pas ofendimit të rëndë, Trixa reagon për herë të parë ndaj Albano Bogdos

Bota e Yjeve

Pas ofendimit të rëndë, Trixa reagon për herë të parë ndaj Albano Bogdos

news image

Beatrix Ramosaj i është përgjigjur për herë të parë publikisht aktorit Albano Bogdo i cili e ofendoi rëndë në një emision televiziv.

Ajo shprehet se me fjalët e tij të pavërteta, Albano nuk ka ofenduar atë dhe familjen e saj, por vajzat shqiptare.

Beatrix paralajmëron se do të ndërmarrë hapa ligjore ndaj aktorit në fjalë.

Në hapjen e emisionit të tij të ri kujtojmë që Albano teksa foli për largimin nga muzika të Alban Ramosajt, e përcaktoi atë si “ai që Donaldi i ka q*** motrën në “BBV”.

Ndonëse AMA dhe “Vizion Plus” televizioni ku transmetohet emisioni i Bogdos heshtën, përdoruesit e rrjeteve sociale dhe personazhe të famshëm e kanë dënuar veprimin e tij dhe të gjithë janë të një mendimi që të merret ligji me të.

/GazetaSinjali/