image Beatrix Ramosaj ndryshon në pamje, nuk do ta njiheni - FOTO

Bota e Yjeve

Beatrix Ramosaj ndryshon në pamje, nuk do ta njiheni – FOTO

news image

Jemi mësuar ta shohim si bionde, por gjërat duket të kenë ndryshuar. Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka vendosur të ndryshojë ngjyrën e flokëve, ndërsa një veprim të tillë ajo është përkujdesur ta ndajë me ndjekësit e saj.

“S’ka më bionde”, ka shkruar Ramosaj, në një video të publikuar në llogarinë e saj të TikTok-ut.

Nuk munguan as qindra komente nga ndjekësit e yllit të hitit “Faj”, ndërsa shumica e komplimentuan për ndryshimin në pamje.

Së fundmi në mediat rozë pati qarkulluar një lajm se Trixa do të jetë pjesë e kastit të “Dance Albania”, por diçka të tillë e ka mohuar vetë artistja.

“Për dashamirësit e mi. Faleminderit që vazhdoni dhe shprehni çdo ditë për të më shikuar në emisione televizive, por ne do të shihemi në forma të tjera së bashku. Jam në xhirime të videoklipeve të reja dhe disa surprizave të tjera vizuale, nën drejtimin e kushteve dhe dëshirave të mia”, u tha në postimin sqarues të saj.

/GazetaSinjali/