image Kënga e fundit e The Weeknd dedikim për Bella Hadid?

Bota e Yjeve

Showbiz/ Kënga e fundit e The Weeknd dedikim për Bella Hadid?

news image

Abel Makkonen Tesfaye i njohur me emrin artistik si The Weeknd, dje e publikoi projektin më të ri muzikor, “After Hours”.

Kënga u publikua në versionin audio dhe në më pak se 24 orë ka marrë mbi 2 milionë klikime në kanalin YouTube, transmeton Gazeta Sinjali.

Krahas suksesit të menjëhershëm të këngës, mediat e huaja raportojnë se artisti këtë projekt ia ka dedikuar modeles së njohur, Bella Hadid.

Sipas asaj që raportojnë mediat, mesazhi i kësaj kënge flet më shumë rreth pendesës që artisti ka ndjerë pas ndarjes nga modelja.

Rreth këtyre lajmeve nuk ka reaguar ende The Weeknd dhe mbetet të shihet se a do të reagojë apo jo artisti.

“After Hours”, është publikuar vetëm disa ditë pasi që kantautori kanadez paralajmëroi albumin e ri të titulluar me po të njëjtin emër, i cili pritet të lansohet në muajin mars./Gazeta Sinjali/