Në konferencën ndërkombëtare për demokracinë dhe lirinë e mediave, të mbajtur dje në Potsdam të Gjermanisë, presidentja Omsani foli edhe për strategjinë e sigurisë në Evropë si dhe rolin e Kosovës në forcimin e demokracisë dhe aleancave me partnerë perëndimor.
Pjesë e konferencës ishte edhe diplomati i njohur gjerman, Wolfgang Ischinger. Ai tha se angazhimi i Gjermanisë për integrimin e Ballkanit Perëndimor është i vazhdueshëm dhe se shteti i tij është aleat i fuqishëm në proceset integruese, raporton Gazeta Sinjali.
Përveç tjerash në një postim në Twitter, ai shprehet se ishte kënaqësi të zhvillonte bisedë më një presidente elokuente si Vjosa Osmani.