image “Kemi pasur përpjekje për vjedhje të votave...S’keni vota kurrgjë ju”, Kurteshi dhe Dushi përplasen në KQZ

“Kemi pasur përpjekje për vjedhje të votave…S’keni vota kurrgjë ju”, Kurteshi dhe Dushi përplasen në KQZ

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot mbledhje, ku janë përplasur përfaqësuesi i LDK-së, Florian Dushi dhe ai i LVV-së, Sami Kurteshi. Ata janë përplasur për mundësinë e manipulimit me vota, shkruan Gazeta Sinjali.

Kurteshi gjatë kësaj mbledhje ka ndërhyrë vazhdimisht gjatë kohës sa fliste Dushi.

E kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi u bëri thirrje për respekt ndaj njëri-tjetrit dhe që të mos bëjnë akuza politike.

Kurteshi: Këtu ka pasur përpjekje për vjedhje industriale. Po po, LDK-ja dhe PDK-ja. Veç pak, le kush ka mujt çka ka mujtë. Me një vendvotim, me një vendvotim në Republikën e Kosovës…

Radoniqi: Ju kisha lutë pak respekt për njëri-tjetrin. E Përfundon njëri vazhdon tjetri. Akuza politike ju kisha lut mos me ba.

Kurteshi: Nëse e kemi një marrëveshje mos me ndërhy, mos ndërhyjë. Në një vendvotim, në Komunën e Fushë Kosovës të quajtur Harilaq, komisionari i PDK-së dhe i LDK-së kanë filluar më i vulosë fletëvotimet e papërdorura. 22 i ka marrë policia, dmth me vjedhë. Me i vulosë pa qenë njerëzit. Kur është tërheq vërejtja i kanë shqyer. Ato kanë ardhë dhe i kanë marrë policia. A është kështu. Po flasim për diçka që është vepër e rëndë penale, krim dhe thonë jo këtu i kemi votat. S’keni vota kurrgjë as ju, keni bërë përpjekje për vjedhje ashtu siç ka ngja deri tash. S’ka me ngja më. S’kemi me leju ma një gjë të tillë.

/GazetaSinjali/