Një person ka kërkuar të dërgojë para jashtë vendit përmes një këmbimore në Prishtinë, mirëpo ai është mashtruar nga një përfaqësues i saj, raporton Gazeta Sinjali.
Policia e Kosovës njofton se, personi i dyshuar për mashtrim është arrestuar pasi parat e marra nga viktima nuk i ka dërguar në destinacionin e kërkuar.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /GazetaSinjali/