image Këmbësorja në Rahovec goditet nga një motoçikletë - pëson lëndime në kokë e frakturë në këmbë

Siguri

Këmbësorja në Rahovec goditet nga një motoçikletë – pëson lëndime në kokë e frakturë në këmbë

news image

Mbrëmë rreth orës 19:00, në Rahovec ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësore, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Nysret Xhurkaj, i cili njoftoi se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së motoçikletës dhe mosrespektimit të këmbësores.

Xhurkaj bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Bekim Isma” dhe si pasojë e goditjes, këmbësorja është dërguar në spitalin rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, e më pas në QKUK.

Viktima ka pësuar frakturë në këmbën e djathtë dhe lëndime në kokë, ndërsa edhe i dyshuari ka marrë lëndime trupore.

“Edhe i dyshuari kishte pësuar lëndime trupore ku kishte kërkuar tretman mjekësore ne QKMF ne Rahovec, e me pas ishte liruar për në shtëpi”, tha ai për Sinjalin.

/GazetaSinjali/