image Kelmendi: Do të isha i lumtur të shihja bashkëpunimin PDK-VV

Kosovë

Kelmendi: Do të isha i lumtur të shihja bashkëpunimin PDK-VV

news image

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike, Ramiz Kelmendi, ndonëse e kritikoi fillimisht Lëvizjen Vetëvendosje, ka thënë se do të ishte i kënaqur për një bashkëpunim me këtë parti, shkruan Gazeta Sinjali.  

Në një intervistë në Rubikon, ai e ka quajtur këtë parti “komuniste e të kamufluar”, por më pas, ka folur për bashkëpunim.

Ai ka folur edhe për rikthimin e tij në PDK. Ka thënë se fillimisht nuk ka pasur vija të kuqe për asnjë parti, por më pas ka vendosur t’i bashkohet PDK-së.

Nuk kam pasur vija të kuqe as për Vetëvendosjen. Jam për bashkëpunimin PDK-Vetëvendosje. Edhe nëse Vetëvendosje vendos kushte që unë s’mund të marr ndonjë post ministror, jam i gatshëm që të flijohem që bashkëpunimi VV-PDK ta çojë përpara Kosovën dhe unë ta mbështes nga prapavija. Do të isha i lumtur po t’i shihja PDK-VV bashkë. Ky do të ishte kthim i besimit, sidomos të të rinjve. Bashkë do t’i çonin përpara të mirat, jo hidhërimet”, u shpreh Kelmendi.

/Gazeta Sinjali/