image KEK-u del edhe me njoftim zyrtar për zhurmën që u dëgjua mbrëmë në Prishtinë

Kosovë

KEK-u del edhe me njoftim zyrtar për zhurmën që u dëgjua mbrëmë në Prishtinë

news image

KOSTT dhe KEK njoftojnë opinionin se për shkak të lidhjes së shkurtër të paraqitur në stabilimentet e tensionit të lartë të KOSTT-it, dje në orën 23:55,  blloku A4 në Termocentralin Kosova A, është shkyçur nga rrjeti duke krijuar zhurmë të papritur në Prishtinë.

Pas kontrollit të ekipeve të mirëmbajtjes së KOSTT dhe KEK është vërejtur që, si rezultat i mbingarkesës së lartë ka shpërthyer izolatori i mesëm mbajtjes i T-35 në stabilimentet e KOSTT.

“Lidhur me këtë, ekipet e KOSTT-it kane dal në vend të ngjarjes dhe është eliminuar defekti, pra izolatori i dëmtuar është zëvendësuar sot me 27 Shkurt 2023 në ora 10:15.

Ndërsa në KEK aktualisht është filluar me sanimin e defekteve në njësinë A4 dhe kjo njësi pritet të kthehet ne operim me 01 Mars, 2023 rreth orës 06:00 të mëngjesit.”

/GazetaSinjali/