image Kejvina Kthella flet për ish-të dashurin abuziv: Më rrahu për një foto që publikova, ndalonte vetëm kur më merrej fryma

Bota e Yjeve

Kejvina Kthella flet për ish-të dashurin abuziv: Më rrahu për një foto që publikova, ndalonte vetëm kur më merrej fryma

news image

Modelja e njohur, Kejvina Kthella është ndër banoret më të komentuara të Big Brother VIP Albania.

Në ‘Prime’ që u mbajt mbrëmë (e shtunë), Kejvina bashkë me Efin u dënuan me hyrje në rulot nga ‘Vëllai i Madh’ për shkak të një debati që ndodhi mes tyre ditë më parë.

Pas spektaklit, Kejvina ka hapur zemrën dhe ka rrëfyer për Efin marrëdhënien e kaluar abuzive që kishte përjetuar.

“Kisha hedhur një foto në Facebook me opsionin publik, ishte foto normale, më tha pse ke hedhur foton publike, jo të rrahur, ai ishte dy metra me muskuj (shpjegon me duar se e godiste me grushte), nuk pyeste fare, donte të më vriste, ndalonte vetëm kur filloja të qaja dhe më merrej fryma”, tha Kejvina.

Tutje, modelja tha se pas këtij rasti kishin lajmëruar policinë, ajo ndër tjera tha se kishte frikë edhe ta denonconte për shkak të kërcënimeve që ai i bënte.

“Na ndan në dhoma të ndryshme policia, se ne jetonim bashkë, policet femra nga unë, ata meshkuj te ai, më thoshin denoncoje këtu, erdhi dhe ambulanca isha e gjakosur, ta kisha denoncuar ai nuk do të dilte më nga burgu, ai me tonë të lart më thoshte shqip ‘mos harro se unë do të dalë, ke një vëlla”, ka treguar ajo.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

/GazetaSinjali/