image KEDS po vazhdon luftën ndaj keqpërdoruesve të energjisë elektrike

Kosovë

KEDS po vazhdon luftën ndaj keqpërdoruesve të energjisë elektrike

news image

Me qëllim të vendosjes së rendit dhe rregullit, të eliminimit të humbjeve dhe ofrimit të shërbimeve sa më kualitative, nga KEDS thonë që po vazhdojnë luftën ndaj keqpërdoruesve të energjisë elektrike.

Ky mision po realizohet me ekipet në terren të cilët janë të pakompromis ndaj çdo konsumatori që e keqpërdor atë. Identifikimi i tyre po bëhet lehtësisht përmes sistemit të sofistikuar e të integruar në stabilimentet energjetike”, thuhet në një njoftim për media.

Deçani i Pejës, Krajka e Prizrenit e Bardhoshi i Prishtinës, ishin vetëm disa nga lokacionet ku KEDS ndërmori aksione së fundmi kundër keqpërdoruesve të energjisë elektrike, ku disa konsumatorë u zunë në flagrancë duke keqpërdorur shërbimet e energjisë.

“Përkundër krizës me të cilën po përballet vendi, një pjesë e konsumatorëve po vazhdojnë që ilegalisht të shfrytëzojnë shërbime të energjisë, duke rrezikuar jo vetëm sistemin energjetik, por edhe sigurinë e përgjithshme të qytetarëve”.

Shfrytëzimi i pakontrolluar i energjisë elektrike, përpos që po shkakton mbingarkesa në rrjet, sipas KEDS po rrezikon edhe komplet infrastrukturën energjetike.

Kjo ka bërë që KEDS të intensifikojë edhe më shumë aksionet duke organizuar kontrolle të shumta te konsumatorët e dyshuar për keqpërdorim. Ndaj tyre, përpos që po shqiptohen gjoba, por procedohen edhe për gjykatë, ku sipas ligjit në fuqi, nga kjo vepër ata rrezikojnë të dënohen deri në tre vite burg”.

Për çdo vit, KEDS ngrit rreth pesë mijë kallëzime penale ndaj atyre që shfrytëzojnë ilegalisht shërbimet e energjisë elektrike. 

KEDS apelon te konsumatorët që në asnjë rrethanë të mos keqpërdorin energjinë elektrike dhe në rast se hasin në raste të tilla, të shfrytëzojnë kanalet e komunikimit përmes Qendrës së Thirrjes në 0800 791 00 apo duke na shënuar në rrjetet sociale, ku secili rast do të trajtohet me konfindencialitet të plotë.

“KEDS nuk do të ndalet me këto aksione deri në eliminimin e tërësishëm të kësaj dukurie”.

/GazetaSinjali/