image KEDS jep detaje për djegien e shtyllës elektrike në Fushë Kosovë

Siguri

KEDS jep detaje për djegien e shtyllës elektrike në Fushë Kosovë

news image

Një shtyllë elektrike është përfshirë nga zjarri sonte në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, i cili tha se nuk dihen shkaqet e këtij incidenti.

“Një shtyllë është përfshirë nga zjarri. Ekipet janë në vendngjarje. Gjendja është nën kontroll, nuk dihet se pse është përfshirë “, tha Buzhala.

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë rreth këtij incidenti. Në një video nga vendi i ngjarjes dëgjohet një banor, i cili thotë se kjo shtyllë është rregulluar nga KEDS 10 minuta para se të përfshihet nga zjarri./Gazeta Sinjali/