image KE: Së shpejti vijnë vaksinat në Kosovë

Shëndetësi

KE: Së shpejti vijnë vaksinat në Kosovë

news image

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pasi u raportua se në Kosovë, nuk do të vijnë vaksina antiCOVID. Ajo thotë se së shpejti do të arrijë vaksinat e financuara nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë së shtunës, von der Leyen, njoftoi se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si dhe me liderët e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilëve u ka thënë se BE-ja është “pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor”, për ta tejkaluar pandeminë e koronavirusit.

/Gazeta Sinjali/