image Kë do ta kopjosh, Wengerin apo Guardiolen? – befason me përgjigje Arteta

Futboll

Sport/ Kë do ta kopjosh, Wengerin apo Guardiolen? – befason me përgjigje Arteta

news image

Trajneri i ri i Arsenalit, Mikel Arteta, nuk dëshiron që të kopjojë Arsen Wengerin e as Pep Gardiolen. Ai thotë se dëshiron të jetë vetvetja me lojë që do ta tregojë nën udhëheqjen e tij.

Ai në një intervistë për Arsenal.com, ka thënë se ka respekt maksimal për të dy trajnerët dhe se me të dy ka një lidhje të afërt në botën e futbollit. Por ai thotë se Wenger dhe Guardiola janë shumë të ndryshëm.

 “Është e qartë që arsyeja përse jam tash këtu është për shkak të Arsen Wenger i cili fillimisht vendosi të më transferojë këtu në Arsenal si futbollist, e më pas duke më besuar edhe shiritin e kapitenit. Normalisht që gjatë këtyre viteve kam punuar shumë edhe me Pep Guardiolen, por është e qartë se të dy janë trajnerë krejtësisht të ndryshëm dhe është e qartë se kam pasur një lidhje me të dy për shkak se kemi punuar së bashku”.

“Padyshim që të dy janë trajnerët më të mëdhenj në botën e futbollit, por megjithatë unë dua të bëhem vetvetja”, ka deklaruar Arteta./Gazeta Sinjali/