image KB Rahoveci e fiton ndeshjen ndaj Pejës

Basketboll

KB Rahoveci e fiton ndeshjen ndaj Pejës

news image

Klubi basketbollistik i Rahovecit e ka shënuar fitoren e parë në Ligën Ballkanike, duke e mundur klubin e Pejës me rezultat përfundimtar 106:94.

Ndeshja ishte shumë interesante që nga fillimi, derisa skuadrat ishin shumë efikase.

Në fitoren e Rahovecit u dalluan Joshua McFolley me 38 pikë, Darrel Davis me 24 pikë, Javis Howard dhe Joshua Davis me nga 18 pikë, teksa te skuadra e Pejës u dalluan lojtarët: Arbër Berisha me 25 pikë dhe 17 kërcime, Drilon Hajrizi me 21 pikë e 7 kërcime dhe Malcolm Armstead me 18 pikë, 5 kërcime dhe 6 asistime.

Rahoveci tani numëron një fitore dhe katër humbje, ndërsa Peja ka dy fitore dhe dy humbje./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/KBRahoveci/photos/a.720406078017413/2736571529734181/?type=3&theater